MIRË SE VINI
NË ZUZULAND
Një shtëpi e dytë, një përvojë unike.
Gjithçka që i nevojitet qenushit/es suaj.
🛁 4 PAKETA GROOMING
🏨 Hotel & Kujdes Ditor
🐾 Kujtime të bukura
Zgjidh paketën më të përshtatshme për qenushin tuaj
Çdo qenush është unik dhe meriton kujdesin e duhur.
Paketat tona janë krijuar për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të gëzofit, duke kombinuar higjienën, shëndetin dhe estetikën profesionale.
🐾 Fresh Start
Kujdesi bazë për një qenush të pastër dhe të freskët.
Përfshin:
- Larje profesionale
- Tharje profesionale
- Krehje bazë
- Pastrim veshësh
- Prerje thonjsh
- Parfum premium
Rekomandohet për:
- Mirëmbajtje periodike
- Puppy Grooming
- Racat me qime të shkurtra
- Qenushët që nuk kanë nevojë për qethje ose modelim
✂️ Full Grooming Zuzuland
Përfshin:
- Gjithçka nga Fresh Start plus:
- Përgatitje profesionale të gëzofit
- Krehje të plotë
- Qethje profesionale
- Modelim sipas racës
- Rregullim higjienik
- Kontroll të gjendjes së lëkurës dhe gëzofit
- Krehje intensive kur është e nevojshme
- Heqje të nyjeve të lehta kur është e sigurt për mirëqenien e qenushit
- Këshilla për mirëmbajtjen në shtëpi
Rekomandohet për:
- Poodle
- Maltese
- Shih Tzu
- Maltipoo
- Bichon
dhe të gjitha racat që kërkojnë modelim.
👑 Zuzuland Premium Experience
Eksperienca më e plotë e kujdesit që ofrojmë.
Përfshin gjithçka nga Full Grooming Zuzuland plus:
Perfshin:
- Konsultim të personalizuar
- Trajtim premium hidratues sipas nevojës së gëzofit
- Modelim premium me më shumë kohë në detaje
- Kujdes të avancuar për putrat
- Finish premium
- Foto ose video finale
- Prioritet në rezervimin e ardhshëm
Ideale për:
- Klientët që kërkojnë nivelin maksimal të kujdesit
- Evente
- Ditëlindje
- Pushime
- Foto profesionale
☀️ Summer Refresh
(Kjo paketë shfaqet vetëm gjatë sezonit veror.) Kujdes i personalizuar për ditët e nxehta.
Përfshin:
- Larje profesionale
- Tharje profesionale
- Krehje intensive
- De-Shedding (kur rekomandohet sipas llojit të gëzofit)
- Pastrim veshësh
- Prerje thonjsh
- Finish veror me parfum premium
ℹ️ Shënim i rëndësishëm
Çmimi përfundimtar mund të ndryshojë në rastet kur gëzofi është shumë i ngatërruar, ka nyje të shumta ose kërkon kohë shtesë për trajtim. Çdo rast vlerësohet individualisht dhe diskutohet me pronarin përpara fillimit të shërbimit.
RRETH ZUZULAND
Në Pet Grooming & Hotel Zuzuland, ne besojmë se qenushat janë më shumë
se kafshë shtëpiake – ata janë pjesë e familjes. Me një ekip që punon me
profesionalizëm, pasion, sinqeritet dhe përkushtim, ne ofrojmë shërbime që
shkojnë përtej pritshmërive, duke kombinuar dashurinë për kafshët me
standardet më të larta të cilësisë.
KUJDES 24/7
AMBIENT I SIGURT
SHËTITJE TË PËRDITSHME
EKIP PROFESIONAL
KUJDES I PERSONALIZUAR
BESIM & SIGURI
NJË SHTËPI E DYTË PËR ÇDO QENUSH
Çdo vizitë në Zuzuland është shumë më tepër sesa një shërbim për kafshët shtëpiake. Ne ofrojmë akomodim komod, kujdes ditor të mbikëqyrur, shëtitje të përditshme dhe kujdes të personalizuar, në mënyrë që çdo qenush të ndihet i sigurt, i lumtur dhe i rrethuar me dashuri që nga momenti i mbërritjes.
Pyetje të Shpeshta
Keni pyetje rreth çmimeve, kohës së trajtimit ose paketave? Më poshtë gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta.
Pse mund të ndryshojë çmimi i grooming?
Çmimi mund të ndryshojë në rastet kur gëzofi është shumë i ngatërruar, ka nyje të shumta ose kërkon më shumë kohë dhe kujdes. Çdo rast vlerësohet individualisht dhe diskutohet me pronarin përpara fillimit të shërbimit.
Pse disa qenushë kërkojnë më shumë kohë?
Koha e grooming ndryshon sipas madhësisë së qenushit, racës, gjendjes së gëzofit dhe shërbimeve të nevojshme. Qëllimi ynë është të ofrojmë një trajtim të sigurt dhe cilësor për çdo qenush.
A do të njoftohem nëse ka një kosto shtesë?
Po. Nëse gjatë vlerësimit konstatohet se nevojitet më shumë kohë ose trajtim shtesë, do t’ju informojmë dhe do të marrim miratimin tuaj përpara se të vazhdojmë.
Nuk jam i sigurt cila paketë është e duhura. Çfarë duhet të bëj?
Nëse nuk jeni të sigurt, na dërgoni një foto të qenushit tuaj në WhatsApp. Ekipi ynë do t’ju rekomandojë paketën më të përshtatshme bazuar në racën, madhësinë dhe gjendjen e gëzofit, pa asnjë detyrim.
Nuk jeni të sigurt cila paketë i përshtatet qenushit tuaj?
Na dërgoni një foto në WhatsApp dhe ekipi ynë do t'ju rekomandojë paketën më të përshtatshme, pa asnjë detyrim.
